“Sjellja e Prishtinës ka kaluar vijat e kuqe sepse u përdorën armët e zjarrit ndaj protestës së qetë, kjo është absolutisht e papranueshme dhe nuk do tolerohet dhe kjo është rruga që shpie ka destabilizimi i ashpër”, tha kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë Milovan Drecun, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
Janë dëgjuar rafalë e të shtëna ndaj njerëzve duarthatë dhe kjo nuk tolerohet tha ai.
"Duhet kryer hetime dhe të vërtetohet përgjegjësia, duhet të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur, ku do konfirmohet përdorimi i armëve, ata këtë e bën në emër të luftës kundër krimit dhe shfrytëzuan rastin të demonstrojnë forcën” tha Drecun.
Prania e forcave të NATO-së përmes KFOR-it duhet të sigurojë siguri në Kosovë dhe kjo është porosia nga Beogradi.
"Prania ndërkombëtare duhet siguroj jetën e të gjithëve. Prishtina rrezikon ekzistencën e serbëve në Kosovë. Populli ynë tregoi s edi të organizohet shpejtë në mbrojtjen e të drejtave të veta, por për mbijetesë kërkohet sinkronizim me Beogradin. Ne insistojmë nga KFOR-i të realizoj mandatin e vetë për siguri, nëse ata nuk e bëjnë ne do mbrojmë njerëzit tanë që ka qëllime parandaluese për kthjellje e kokave të nxehura që duan të bëjnë okupimin e veriut me arsyetimin e vendosjes së rendit” tha ai.
Drecun thotë se lehtë kemi kaluar në planin e Prishtinës për marrjen shkallë-shkallë te veriut me përdorimin e njësiteve speciale.
"Askush nuk ka asgjë kundër vendosjes së ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar, vështirë të hiqet përshtypja se aksioni nuk kishte edhe dimensione politik në prag të zgjedhjeve dhe për ngritjen e tensioneve kundër serbëve. Kurti dëshiron të demonstrojë vendosmëri ndaj votuesve se kinse lufton kundër krimit të organizuar “ tha ai.
Paralajmërimi se në Beograd vjen si ambasador Kristofer Hill është dëshmi se Uashingtoni dëshiron të forcojë praninë e vetë në regjion.
"Kristofer Hil asokohe ishte shumë i pranishëm në regjion. E njeh mirë situatën dhe ka kontakte personale. Ardhja e tij në Beograd do të thotë se Uashingtoni dëshiron të rris praninë dhe ndikimin e saj në regjion“, tha Drecun.