Premtuan, uruan, mashtruan dhe gënjyen/ Bëhet virale videoja me deklaratat e rrejshme të ish-liderëve për liberalizimin e vizave

Aktuale

Premtuan, uruan, mashtruan dhe gënjyen/ Bëhet virale videoja me deklaratat e rrejshme të ish-liderëve për liberalizimin e vizave

Nga: M.L. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka liberalizim të vizave.

Të vetmit janë qytetarët e vendit tonë që nuk mund të lëvizin të lirë në shtetet e Evropës.

Për liberalizmin e vizave, Kosovës i ishin vënë si kusht, disa kritere për t`u plotësuar.

Qeveritë e shpeshta që janë ndërruar kanë dhënë premtime e urime të shumta se liberalizim ka ndodhur apo do të ndodhë. Por, gjithçka që thuhej dilte të ishte gënjeshtër.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ish liderë të shtetit të Kosovës, premtojnë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, apo shkojnë edhe më larg duke uruar liberalizimin e vizave që nuk ndodhi kurrë.

Urimet e premtimet në video janë që nga viti 2014 e këndej. Flasin, ish presidenti Hashim Thaçi, ish kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ish ministrat Enver Hoxhaj, Bekim Çollaku e Dhurata Hoxha si dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat