Sipas Tahirit, Borrell me qëndrimin e djeshëm të tij tregoi se sa ndikohet nga Beogradi

Aktuale

Sipas Tahirit, Borrell me qëndrimin e djeshëm të tij tregoi se sa ndikohet nga Beogradi

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:29
Edita Tahiri

Ish-Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, reagoi për deklaratën e Borrell.

Ajo ka vlerësuar se Shefi i Lartë për Punë të Jashme i BE-së, Josep Borrell, me qëndrimin e djeshëm ka shpërfaqur anshmërinë e këtij unioni në procesin e dialogut.

“Anshmëria e Josep Borrell me qëndrimin për ndërhyrjen legjitime të Qeverisë së Kosovës  për të luftuar krimin dhe kontrabandën, minoi paanësinë e BE si ndërmjetësues në dialogun e Brukselit”, është shprehur Tahiri.

“Për më tepër tregoi se sa ai është i ndikuar nga Beogradi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat