Ideali i Bekim Jasharit, ka filluar të trondit PDK-në e Skenderajt.
Kjo tronditje e PDK-së, përveç idealit, po ia bënë edhe deputeti i saj Bekim Haxhiu – Kamishi që ka dalë në përkrahje publike për kandidaturën e Jasharit.
Edhe baca Rifat Jashari po merr pjesë në disa tubime ku Bekim Jashari po i organizon në fshatra dhe komunën e Skenderajt.

Pamje, këto që ‘çmendin’ PDK-në atje!
Aty ku merr pjesë Rifat Jashari nuk mungon përkrahja e madhe për të, familjen Jashari dhe Bekimin si kandidat për kryetar të Skenderaj.

“Përkrahje maksimale për Idealin tonë të përbashkët, për zhvillimin e komunës sonë.
Faleminderit Kllodernicë, faleminderit bashkëqytetarë për vlerësimin e qeverisjes sonë transparente dhe me duar të pastra, në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.
Vazhdojmë bashkë +4!
#idealpërskenderaj #ideal113”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.