Kur do të filloj dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Aktuale

Kur do të filloj dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:40
Ilustrim

Kosova ende nuk ka marrë vendim për aplikimin e dozën së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se Komiteti për imunizim do ta trajtojë çështjen për dozën e tretë të vaksinës anit-Covid.

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 do ta trajtojë edhe çështjen e dozës së tretë, që disa vende kanë filluar ta japin për disa kategori të caktuara, jo për të gjithë. Edhe në Kosovë do të merret vendimi në kohën e duhur”, thotë ai.

Doza e tretë, sipas Hotit do të jepet kryesisht tek moshat mbi 65 vjeç.

Në ato vende ku ka filluar të jepet, kanë kaluar mbi 6 e më tepër muaj nga marrja e dozës së dytë, ndërsa u jepet personave që kanë imunitet të dobët, kryesisht të moshave mbi 65 vjeçe”, tha Hoti.

Kërkesa për t’u vaksinuar me dozë të tretë për këtë kategori është miratuar në SHBA e në shumë vende tjera të botës.

E infektologu Ilir Tolaj në një prononcim ka thënë se kjo duhet të filloj pa pritur për të përfunduar vaksinimin e popullatës me dozën e dytë.

Vaksinimi i personave që sipas kritereve të autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare i plotësojnë kushtet për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, duhet të vaksinohen edhe tek ne, pa pritur përfundimin e vaksinimit të të gjithë të interesuarve me dozën e dytë”, shtoi Tolaj.

Ndërsa për vaksinimin e fëmijëve 12 deri 15 vjeç pa ndonjë sëmundje nuk është marrë ende vendim.

Kështu tha zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti.

Nuk ka ende vendim për vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç pa indikacione shëndetësore, derisa ata me indikacione vaksinohen prej gushtit”, tha ai.

Në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar afër 1.5 milionë doza, nga to 654.325 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër Coronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat