Kandidati për Këshilltar të Kuvendit Komunal në Deçan për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, Faton Selmanaj ka njoftuar se në tetor nisin bisedimet me Malin e Zi për rrugën Deçan-Plavë.
Selmanaj ka thënë se qeveritë e kaluara i kanë gënjyer qytetarët e Deçanit e Kosovës, duke thënë që kanë arritur marrëveshje për këtë çështje.
“Ministri Aliu, gjatë këtij muaji do të filloj bisedimet me Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes së rrugës Deçan-Plavë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Bashkë me Zv.Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ishim për të parë nga afër punimet e rrugës Deçan-Plavë. Kjo rrugë do të bëhet sepse Qeveria Kurti është zotuar për këtë projekt që lidh e ndihmon shqiptarët.
Qeveritë e kaluara i kanë gënjyer qytetarët e Deçanit e Kosovës, duke thënë që kanë arritur marrëveshje me shtetin e Malit të Zi.
Ministri Aliu, gjatë këtij muaji do të filloj bisedimet me Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes së rrugës Deçan-Plavë.