Arlind Manxhuka: Hamza është shërbyes i regjimit që ka vjedhur e plaçkitur Kosovën për 21 vjet

Aktuale

Arlind Manxhuka: Hamza është shërbyes i regjimit që ka vjedhur e plaçkitur Kosovën për 21 vjet

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:16
Bedri Hamza

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka kritikuar Bedri Hamzën kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, si shërbyes i regjimit që ka vjedhur Kosovën për 21 vjet.

Manxhuka ka demaskuar përpjekjet e PDK-së që Hamzën ta shes në opinionin publik si njeri me përgatitje profesionale derisa ky i fundit nuk ka bërë asgjë për ta ndalur rrugën e mbrapshtë që i kanë dhënë Kosovës.

Ai ka hedhur kritika ndaj Hamzës se pse asnjëherë nuk foli as kur u nda Mitrovica e as kur dëshironin që kufirin administrativ ta sillnin në lumin Ibër.

Postimi i Arlind Manxhukës:

Eshte interesant qysh disa vijne ne vitin 2021 dhe na tregojne per pergatitjet profesionale te nje kandidati partia e te cilit ka qeverise gjate gjithe ketyre viteve ne Kosove, p.sh. rasti me eklatant eshte iniciativa per ta shitur Bedri Hamzen si njeri te ditur, po shume mire, po atehere meqense ka pasur pozita kyqe, si na erdhi puna qe Kosova te jete ketu ku eshte?! Po meqenese na qenka nga Mitrovica atehere pse Mitrovica na mbeti keshtu e ndare, pse me emocionin e prejardhjes se tij nuk foli as kur u nda e as kur deshironin kufirin administrativ komunes se jugut ta sillnin te lumi Iber?!

Mjerimin kolektiv ne Kosove e kane sjellur bash disa persona te fshehur nen petkun e pergatitjes personale. Disa persona qe kur kane menduar se e kane zgjidhur fatin e tyre nuk i ka interesuar cfare po behet me vendin e vendlindjen. Sot, pas 21 vitesh keto figura te ricikluara na shiten si intelektuale qe sjellin nje fryme te re. Jo, keta jane sherbyes te regjimit qe ka vjedhur e plackitur kete vend per 21 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat