Arbër Zaimi nga Vetëvendosje i ka thurë lavde kandidatit për Prishtinën, Arben Vitisë duke shtuar se nuk shtrohet pyetja se a është “njerëzor”, pasi çdo njeri është.
"Pyetja shtrohet se çfarë njeriu është. Arben Vitia është njeri modest, që e sheh veten me sy kritik, dhe nuk ka dëshirë të bëjë shumë zhurmë.", ka shkruar ai në reagim.
"Ai është (dhe ka qenë gjithmonë) ndryshe nga ish-kryetarët dhe kundërkandidatët aktualë, që janë veç marioneta neoliberale të pushtetit të oligarkëve. Nuk shtrohet pyetja se a e fiton Vetëvendosja Prishtinën, por a i merr 65% apo jo.", ka shtuar mes tjerash Zaimi.
Postimi:
Nuk shtrohet pyetja se a është “njerëzor”, pasi çdo njeri është. Pyetja shtrohet se çfarë njeriu është. Arben Vitia është njeri modest, që e sheh veten me sy kritik, dhe nuk ka dëshirë të bëjë shumë zhurmë.
Nuk shtrohet pyetja se a është “punëtor”, por çfarë punësh ka bërë. Arbeni si ministër i shëndetësisë ka bërë punë të mëdha publike, duke e marrë Kosovën me zero vaksina dhe duke e shndërruar në lider rajonal për vaksinim. Gjithashtu, si drejtor në Komunën e Prishtinës ka modernizuar me standarde evropiane qendrat e mjekësisë, duke u marrë si shembull nga gjithë vëzhguesit e paanshëm.
Nuk shtrohet pyetja se a është ”idealist”, por për çfarë idealesh qëndron? Arbeni qëndron për idealin kombëtar shqiptar, për forcimin e shtetit të Kosovës, për politika sociale gjithëpërfshirëse, dhe për zhvillimin e modernizimin e Komunës së Prishtinës.
Ai është (dhe ka qenë gjithmonë) ndryshe nga ish-kryetarët dhe kundërkandidatët aktualë, që janë veç marioneta neoliberale të pushtetit të oligarkëve.
Nuk shtrohet pyetja se a e fiton Vetëvendosja Prishtinën, por a i merr 65% apo jo.