Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, është shprehur e bindur në fitoren e kandidatit për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni.
Maloku në një postim në Facebook, ka publikuar fotografi nga tubimi i LDK-së në sheshin e Podujevës.
“U kall! Llapi jonë, krejt me LDK! Doki, kryetar, me t'parën dhe bindshëm!”, shkruan Maloku në profilin e saj në Facebook.
Aty shihet një numër tejet i madh i qytetarëve në përkrahje të kësaj partie. Pjesë e këtij tubimi ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndryshe, kundër-kandidatë të Ekrem Hysenit janë Shpejtim Bulliqi nga VV, Floreta Zejnullahu PDK, Besnik Tahiri AAK-së etj.