A tentoi ta bindë Zaevi Kurtin që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur?

Aktuale

A tentoi ta bindë Zaevi Kurtin që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur?

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:12
Zoran Zaev, Albin Kurti

Në vigjilje të Forumit të “The economist” janë takuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

I pyetur çfarë u bisedua në takim dhe a tentoi që Zaevi Kurtin që edhe Kosova të jetë pjesë e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Kurti me përgjigje:

“Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkë rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit.

Mendojmë se iniciativa të këtilla, të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme”, tha Kurti mes të tjerash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat