Grenell u tregua i pabesë me Thaҫin, a e vizitoi në Hagë?

Aktuale

Grenell u tregua i pabesë me Thaҫin, a e vizitoi në Hagë?

Nga: H.O. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:25
Arkiv

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit ka reaguar përmes një postimi në Facebook për situatën e krijuar pas aksionit të Policisë së Kosovës.

Në këtë reagim të tyre thuhet se Grenell e tregoi vetën në krahë të Presidentit serb, Aleksandër Vuҫiq, ndërsa Amerika doli në krahë të Kosovës.

Ndërkaq shkruajnë më tutje se Grenell i doli i pabesë edhe mikut të tij, Hashim Thaҫit që më gjasë as nuk e ka vizituar në Hagë.

Postimi i plotë:

Grenelli në krah Vuçiçit  në raport  me zhvillimet e sotshme në veri të Kosovës!

Ndërsa Amerika në krah të Kosovës në raport me zhvillimet e sotshme në veriun e vendit.

Grenelli doli të jetë edhe i pabesë ndonëse  as mikun e tij në Hagë nuk e përmend më🤭,  madje  nuk po na thotë se a e ka vizituar ndonjëherë ...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat