Në Istog mund të ketë balotazh, prin kjo parti

Aktuale

Në Istog mund të ketë balotazh, prin kjo parti

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:47
Rezultatet e këtij sondazhi

Në Istog mund të ketë balotazh mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, sipas sondazhit “Matjet e Opinionit Publik” i realizuar nga profesori Tomor Qela të prezantuar në Rubikon.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Ilir Ferati (LDK) 47.25 %, Agron Avdijaj (VV) 25.42 %, Bekë Berisha (AAK) 21.5 %, Ali Nimanaj (PDK) 5.3 % dhe Tjetër 0.53 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Ilir Ferati (LDK) 44.6 %, Agron Avdijaj (VV) me 24 %, Bekë Berisha (AAK) 20.3 %, Ali Nimanaj (PDK) 5 %, Tjetër 0.5 % dhe Nuk e di 5.6 %.

Në këtë matje të opinionit publik kanë marrë pjesë 800 respodentë dhe i njëjti është realizuar më 9 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat