Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kanë mbërri tashmë pakot e votave nga diaspora.
"Lëvizja VETËVENDOSJE! falënderon secilën bashkatdhetare dhe bashkëatdhetarë që krahas punëve dhe angazhimeve në vendet ku jetojnë ka ndarë kohën për të aplikuar e votuar ashtu që ndryshimi në komuna të ndodhë.
Mijëra nga mërgata kanë votuar e shumë të tjerë kanë siguruar biletat për ta shfrytëzuar të drejtën e votës për të vendosur për të ardhmen e qytetit, fshatit ku kanë lindur e ku jetojnë familjarët e tyre.", thuhet në njoftimin e VV-së.
"Së bashku kemi vendosur ndryshimin në nivel qendror dhe së bashku do të vendosim e qeverisim edhe në nivel lokal për ta bërë kështu Bashkëqeverisjen".