Lidhur me sondazhet dhe matjet e opinionit publik që janë organizuar sot në dy televizione, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
"Në sondazhe me numër të njejtë të respondentëve, me metodologji të rastësisë, me peshim të duhur, matematikisht është e pamundur që këto të dyja të jenë të sakta sepse janë jashtë margjinës së gabimit.
Atëherë kush e ka gabim, a janë të qëllimshme gabimet, dhe me çfarë qëllimi po bëhet ky shtrembërim. Cila është dobia për qytetarët nga publikimi i tyre?", ka shkruar Ahmeti në reagim.
Postimi i plotë:
Në Klan Kosova, në sondazhin me 1050 respondentë, Mytaher Haskuka ka 38%, dhe Shaqir Totaj ka 36%.
Në Dukagjin, në sondazhin me 1050 respondentë Mytaher Haskuka ka 43% e Shaqir Totaj 26 përqind.
Në sondazhe me numër të njejtë të respondentëve, me metodologji të rastësisë, me peshim të duhur, matematikisht është e pamundur që këto të dyja të jenë të sakta sepse janë jashtë margjinës së gabimit.
Atëherë kush e ka gabim, a janë të qëllimshme gabimet, dhe me çfarë qëllimi po bëhet ky shtrembërim. Cila është dobia për qytetarët nga publikimi i tyre?