(E plotësuar 13:08) - Komandanti i ri i KFOR-it, Ferenc Kajari, me të marrë detyrën tha se do të bëjë më të mirën e mundshme gjatë mandatit të tij.
Ai në ceremoninë ku e pranoi detyrën nga ish-komandanti i kësaj force, Franco Federici, deklaroi se paraardhësi i tij ka bërë punë të shkëlqyeshme.
“Dua të falënderoj komandantin Franco Federici për punën e shkëlqyeshme që ka bërë, veçanërisht për përkrahjen e përkushtuar dhe shoqërinë gjatë përgatitjeve të mia vitin e kaluar, faleminderit shumë”.
Kajari ka deklaruar se do të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“Unë zotohem të ndjek të kaluarën që paraardhësit e mi e ndoqën gjatë viteve të fundit. Unë e konsideroj si detyrë që KFOR-i të kalojë në këtë rrugë për të ruajtur besueshmërinë e tij në përmbushjen e misionit dhe për të qëndruar i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.
Ferenc Kajari është komandanti i ri i KFOR-it
Gjeneral Majori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari tani do të jetë komandanti i ri i KOFR-it.
Ndërrimi i komandës u bë sot në një ceremoni që u mbajt tek shtabi i KFOR-it në Prishtinë, ora 11:00.
Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ia dorëzoi Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.
***
Ka nisur ceremonia e ndërrimit të komandës mes KFOR XXV dhe KFOR XXVI.
Gjeneral Federici i dorëzon Komandën e KFOR-it gjeneral Ferenc Kajari
Misioni ushtarak i Aleancës veri atlantike në Kosovë (KFOR) organizon sot ceremoninë e ndërrimit të komandës mes KFOR XXV dhe KFOR XXVI.
Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të kryesojë ngjarjen.
Më ketë rast Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, do t'i dorëzojë Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.
Gjatë ceremonisë do të jetë e mundur të bëhen video dhe fotografi nga një zonë e dedikuar; një mundësi për media është planifikuar në fund të ceremonisë.