​Të vebërit thonë se po vazhdojnë të diskriminohen

Aktuale

​Të vebërit thonë se po vazhdojnë të diskriminohen

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:52
Pamje nga takimi

Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit mbajtën sot konferencë për media për të shënuar javën ndërkombëtare të njeriut me shkop të bardhë “Braille është mundësi, jo imagjinatë”, ku u tha se të verbrit në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme të vjetra në qasje dhe mungesë të zbatimit të Ligjit për të verbrit.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se ndonëse është rregulluar infrastruktura ligjore, të verbërit ende ballafaqohen me sfida të ndryshme.

"Sfidat e të vërbërve janë si në aspektin e edukimit, punësimit, qasjes dhe kërkon angazhim të përgjithshëm për të ndërmarrë vendime konkrete, sidomos ajo që ka të bëjë me mungesën e ofrimit të shërbimeve specifike", tha ai.

Edhe kryetari i Shoqatës të të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, tha se ende përballen me probleme të vjetra, teksa foli edhe për rëndësinë e javës së të verbërve.

"Të verbrit në këtë javë analizojnë sfidat dhe barrierat që kanë pasur prej javës ndërkombëtare të kaluar e deri më sot. Sfida kemi shumë dhe të arritura pak. Edhe ky vit, të verbrit e Kosovës i ka gjetur me probleme të vjetra, me mungesë qasje, me mungesë të zbatimit të Ligjit për persona të verbër, rregullimin e punësimit. Vërehet një përparim i vogël, që shpresojmë që në të ardhmen të rritet... Besoj që gjatë vitit 2022, nëse Konventa arrin të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, atëherë do të jem shumë i kënaqur. Më gëzon fakti që vet kryeministri ka premtuar që vitin '22 ta shpallë vit të aftësisë së kufizuar", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat