“Përgjigja më perfekte e SHBA-ve ndaj Serbisë”, Thaçi ka një porosi dhe për BE-në pas emërimit të Hill ambasador

Aktuale

“Përgjigja më perfekte e SHBA-ve ndaj Serbisë”, Thaçi ka një porosi dhe për BE-në pas emërimit të Hill ambasador

Nga: G.B Më: 15 tetor 2021 Në ora: 14:55
Christopher Hill

Ish zëvendësministri i arsimit, Jusuf Thaçi, ka thënë se emërimi i Christopher Hill si ambasador i SHVA-ve në Serbi, është përgjigja më perfekte që SHBA ka mundur t’i jap Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është i bindur se Serbia e ka të qartë pse "njeriu i viteve 90-a i SHBA-së" në rajonin tonë është rikthyer sërish këtu në këtë kohë, përcjell Bota sot.

Thaçi po ashtu ka thënë se shpreson që këtë mesazh ta kuptojë edhe BE-ja.

Postimi i tij i plotë:

Emërimi i z. Kristofer Hill si Ambasador i SHBA-së në Beograd pikërisht në këtë kohë është përgjigja më perfekte simbolike (me gjasë edhe praktike) që SHBA-ja ka mundur t'i japë Serbisë së sotme, e cila është saktësisht Serbia e njëjtë e viteve 90-a të shekullit të kaluar.

Jam i bindur që Serbia e ka të qartë pse "njeriu i viteve 90-a i SHBA-së" në rajonin tonë është rikthyer sërish këndej pari pikërisht në këtë kohë. Shpresoj që këtë mesazh ta kuptojë edhe BE-ja, e cila më shumë se aktor ishte spektator atëherë e vazhdon të mbetet edhe tani.

Welcome back (for real) to Balkans USA!

Game Over for EU games in the Balkans!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat