Emërimi i Hill amabsador në Serbi, ish-ministri britanik: Shpresoj të vendosë një hartë të Kosovës së pavarur në zyrën e tij

Aktuale

Emërimi i Hill amabsador në Serbi, ish-ministri britanik: Shpresoj të vendosë një hartë të Kosovës së pavarur në zyrën e tij

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:11
Denis MacShane

Ish-ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis MacShane ka komentuar emërimin e Christopher Hill ambasador në Serbi, duke thënë se shpreson që ai të vendosë hartën e Kosovës së pavarur në zyrën e tij.

“Shpresoj se ai do ta vendosë një hartë të qartë të Kosovës si shtet i pavarur në zyrën e tij. Pas katastrofës së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar, ndoshta Presidenti Biden do të interesohet për ta gjetur rrugën përpara”, ka shkruar MacShane.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nominuar diplomatin e njohur, Christopher Hill për ambasador të ShBA-së në Serbi.

Hill njihet si përkrahës i madh i shqitarëve, derisa në vitin 1999 ishte i dërguar i ShBA-së në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat