Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin para Këshillit të Sigurimit tha se zgjedhjet në Kosovë po afrohen dhe tashmë fokusi duhet të jetë tek realizimi i pritjeve të larta të qytetarëve.
“Derisa Kosova po iu afrohet edhe njëherë zgjedhjeve lokale brenda dy ditësh, fokusi në nivelin qëndror dhe lokal tani duhet të orientohet në realizimin e pritjeve të larta të njerëzve për ndryshim”.
“Pse pjesëmarrje kaq e lartë në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, në fakt atë qe populli kërkonte ishte një qeveri më aktive dhe më përgjegjshme e cila qartazi do të përmbushte agjendën e reformave të premtuara gjatë fushatës, përveq kësaj, votuesit duan qartë që institucionet publike të punojnë në favor të mirëqenies së njerëzve, për dallim nga e kaluara, ata duan barazi më të madhe, mundësi më të mira ekonomike, drejtësi dhe llogaridhënie”, u shpreh Tanin.
Ai tha se kryeministri Kurti e ka siguruar për fokusimin e tij në agjendën e reformave të premtuara.
“Kryeministri Kurti i cili në të paktën dy raste ka ndarë me mua prioritetet kryesore të qeverisë së tij, më siguroi për fokusimin e tij në këtë agjendë reformash, duke e quajtur atë prioritet parësor të tij”.
Tutje, ai bëri thirrje për përqëndrin në rindërtimin e lidhjeve të besimit.
“Unë sot publikisht i bëj thirrje qeverisë siç kam bërë privatisht që të përqëndrohet në rindërtimin e lidhjeve të besimit të rrënuara kaq gjatë midis të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe lidershipit politik. Rindërtimi i besimit kërkon një qasje të sinqertë ndaj procesit të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës si dhe krijimin e një atmosferë inkurajuese në mesin e komuniteve të ndryshme brenda Kosovës”, tha Tanin.