Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, publikoi një pjesë nga fjalimi në Këshillin e Sigurisë në OKB.
Kupina, u ndal tek pjesa ku presidentja shkoi për mandatin e UNMIK-ut, duke thënë se ky mision e ka tejkaluar mandatin e tij.
Ajo ka sugjeruar vendet e OKB-së që buxhetin e tyre ta përdorin për cështje më të rëndësishme se sa për këtë mision.
“Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më i begatë. Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë se jo vetëm që UNMIK–u, e ka TEJKALUAR mandatin e tij, por është gjithashtu në KUNDËRSHTIM me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - një organ i OKB -së.
Ndërkohë që i falënderojmë për punën e tyre, ju inkurajojmë që ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme...”, ka deklaruar presidentja Osmani.