Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka shkruar për lidhjet e politikanëve të Kosovës me bandat në veriun e Kosovës.
Miftari thotë se njerëz të fuqishëm të PDK-së dhe AAK-së janë të lidhur ngushtë në biznese me bandat e kontrabanduesve serbë në veri.
Këto banda Miftari thotë se kontrollohen nga Beogradi dhe Lista Serbe.
Ai thotë se Prokuroria dhe Policia e Kosovës duhet me i shpartallua këto grupe kriminale që janë të lidhura me Beogradin.
Postimi i plotë:
Njerëz të fuqishëm nga PDK, por edhe nga AAK janë të lidhur ngushtë në biznese me bandat e kontrabandusve serbë në veriun e Kosovës dhe nuk është fare sekret se këto banda kontrollohen dhe koordinohen direkt nga Beogradi dhe nga Lista Serbe.
Prokuroria, policia e Kosovës duhet me çdo kusht me i shpartallua këto grupe kriminale që janë të lidhura direkt me Beogradin dhe bashkëpunojnë ngushtë me disa politikanë, deputetë, oligark të korruptuar shqiptar në Prishtina!