Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës në Prizren dhe Malishevë.
Nga këto vende ai ka bërë thirrje që të votohen kandidatët e nominuar nga partia e tij e që thotë se ata janë të lidhur emocionalisht me komunat për ku garojnë.
Prandaj është e sigurt që do të punojnë shumë për përparimin e këtyre vendeve.
Në Prizren, Limaj kishte kritika për Haskukën për të cilin tha që e ka mbytur qytetin, ndërkaq që lëvdata për qeverisje pati në Malishevë ku udhëheq partia e tij tash e tetë vjet.