Lidhja Demokratike në Lipjan bëri mbylljen e fushatës zgjedhore këtë mbrëmje.
Përmes një marshi neper qytet, Imri Ahmeti dhe simpatizantët e kësaj partie shënuan përfundimin e fushatës.
Sipas tyre defilimi deri në shesh që ata e quanin si “marshi i fitores” bëri që të bllokohet edhe një korsi e rrugës kryesore në qytet.
Para përkrahësve Imri Ahmeti theksoi se do të vazhdojë punët e mira pas 17 tetorit kur do ta fitojë edhe mandatin e tretë në krye të komunës.