Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në ditën e fundit te fushatës zgjedhore qëndroi në Junik dhe Gjakovë.
Në të dy këto komuna kërkoi votën e qytetarëve edhe për një mandat për Agron Kuçin dhe Ardian Gjinin.
Për të dy kandidatët nga partia e tij, ish-kryeministri foli fjalë të mira dhe tha se janë shembuj se si duhet qeverisur.
Haradinaj pak orë para heshtjes zgjedhore ua uroi fitoren Kuçit dhe Gjinit, duke u shprehur i bindur se që të dy do të kenë edhe nga katër vjet kryetarllëk.