Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë një reagim në lidhje me lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.
Ai i ftuar në një debat tha se ‘’është i çuditshëm vendimi për lirimin e tij nga paraburgimi pak para zgjedhjeve.’’
Ai tha se kjo gjë duhet analizuar dhe nuk do japë shumë sqarime se çfarë po mendonte saktësisht.
“E çuditshme se si lirohet ky person dy herë një apo dy ditë para zgjedhjeve. S’po e zgjas sepse duhet analizuar”, ka thënë Sveçla.
Sekiraqa sot është liruar nga paraburgimi derisa masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Ai ishte dënuar me 37 vite burg pasi u shpall fajtor nga Gjykata për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, vendim ky që më pas u kthye në rigjykim.