Avokati Arianit Koci, thotë se sipas informacioneve të tij, qytetarët e Kosovës që po kalojnë nëpër Serbi, po provokohen, ndalen dhe po dënohen nga Serbia.
Ai shkruan se disa prej tyre edhe po merret në pyetje nga policia serbe.
E krejt kjo po bëhet pas aksionit të fundit të policisë së Kosovës në veri.
Reagimi i Arianit Kocit:
Për propagandë, serbet janë mjeshtër.
Sipas informatave që po i pranoj - e shumë më kanë shkruar, kosovarët këto ditë, kur po kalojnë me vetura nëpër Serbi, po ndalën, po dënohen, po provokohen e fyhen, dhe në disa raste po merren në pyetje nga policia serbe.
Preteks janë kryesisht tabelat dhe aksionet e fundit të policisë tanë në veri, kundër kontrabandës.
Pse nuk po reagojnë mediat, qeveria dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në Serbi?
Pse nuk po reagon Borell?
Po BE-ja?
Dobët, shumë dobët!
Shtetasi kosovar nuk po mbrohet nga askush!
Kemi qenë dhe jemi populli më i diskriminuar në Evropë.