Ish komandantit Azem Veseli i bllokohen 51 mijë euro nga xhirollogaritë, kjo është arsyeja

Aktuale

Ish komandantit Azem Veseli i bllokohen 51 mijë euro nga xhirollogaritë, kjo është arsyeja

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 14:14
Azem Veseli

Gjykata Themelore e Pejës, dega në Deçan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës, për ndalim afatgjatë të llogarive për të dyshuarit për fajde, ish-komandantin Azem Veseli dhe të dyshuarin tjetër Hazir Tahirsylaj. 

Lajmin për bllokimin e xhirollogarive të tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se në xhirollogaritë e tyre janë bllokuar rreth 51 mijë euro.

“Të dy personave u janë bllokuar xhirollogaritë me rreth 51 mijë euro dhe në bazë të kërkesës së prokurorisë të pandehurve H.T. dhe A.V. u është vazhduar paraburgimi nën dyshimin se kishin për kryer vepra penale të fajdesë”, tha Nikçi.

Kujtojmë se ish-komandanti i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, në Zonën e Dukagjinit, Azem Veseli ishte arrestuar me 16 shtator të këtij viti si të dyshuar për fajde gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat