Nesër, pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të votojnë të dielën kryetarin e komunës si dhe asamblistët e Kuvendit komunal.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 1 milion e 885 mijë e 448 votues, shkruan "Bota sot".
Në këto zgjedhje do të votojnë 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Kurse, numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është 41 mijë e 12 votues.
Në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje doli si partia më e votuar, e dyta Partia Demokratike e Kosovës, kurse Lidhja Demokratike u rëndit si e treta.