Këshilltari i Konjufcës i kundërpërgjigjet ministrit serb: Duhet t'i tregojë dikush këtij racisti fashist se në Kosovë ...

Aktuale

Këshilltari i Konjufcës i kundërpërgjigjet ministrit serb: Duhet t'i tregojë dikush këtij racisti fashist se në Kosovë ...

Nga: A.ZH Më: 16 tetor 2021 Në ora: 16:21
Nikolla Selakoviq

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i ka reaguar ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviq, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se 200 mijë serbë nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë.

Tali i është kundërpërgjigjur Selakoviqit, duke i thënë se në kohën kur “gjithçka ishte serbe” (1991), në Kosovë jetonin 194,190 serbë.

Ndërsa, sot, sipas tij, jetojnë diku rreth 90 -100 mijë serbë, përcjell Bota sot.

Reagimi i Talit në Facebook:

Nikolla Selakoviq, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë

"200 mijë serbë nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë".

Duhet t'i tregojë dikush këtij racisti fashist se në Kosovë, edhe në kohën e aparthejdit millosheviqian, pra atëherë kur gjithçka ishte serbe, nuk jetonin 200 mijë serbë. Sipas regjistrimit të vitit 1991 në Kosovë jetonin 194,190 serbë.

E sot, sipas vlerësimeve tuaja (pra Serbisë), në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe tri komunat veriore, jetojnë diku rreth 90 -100 mijë serbë. Atëherë si nuk po u lejokan të kthehen në shtëpitë e tyre 200 mijë serbë?!

As në kohën e Rankoviqit nuk kanë jetuar 300 mijë serbë në Kosovë.

Më së shumti serbë të regjistruar në Kosovë pati me 1971, atëherë jetonin jo më shumë se 228,264 serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat