Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se 24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi.
Kurti ka shkruar në Facebook se ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së.
“Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb, Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së.
Guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne. Lavdi jetës dhe veprës së heroit, Adrian Krasniqi”, ka shkruar ai.