745 raste aktive me COVID-19 në vend

Aktuale

745 raste aktive me COVID-19 në vend

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 06:38
Ilustrim

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 745 raste janë aktive me koronavirus në vend.

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 15 raste të reja dhe 56 pacientë të shëruar.

Po ashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë shtatë mijë e 726 vaksina kundër virusit korona.

Raporti:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812. Në total numri i rasteve aktive është 745.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat