(E plotësuar) - Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Arben Vitia ka votuar në shkollën “Ali Sokoli”, ku tha sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm demokracinë, por edhe për jetët e qytetarëve.
Vitia: Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje
“Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, sot eshtë një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë por për jetët tona. Sot flasin qytetarët dhe është me rëndësi që qytetarët me verdiktin e tyre sot. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje, sepse sa më masive aq më i fortë është verdikti i qytetarëve, të cilit i nënshtrohemi ne”, tha ai.
***
Sot po mbahen zgjedhjet në Kosovë.
Tani është duke votuar kandidati për kryetar të Prishtinës Arben Vitia, shkruan "Bota sot".
Ai po votoi në qendrën e votimit në shkollën “Ali Sokoli”.
Së bashku me vitin votoi edhe bashkëshortja e tij.
Ndërkaq, ai është kandidat i VV-së.