Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për votim.
Pasi ka hedhur votën e tij në kryeqytet, ai tha se qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën.
“Shfrytëzojeni të drejtën të votoni, unë votova.
Qeverisja komunale është mjaft e rëndësishme për jetën tuaj. Vendosni për veten, votoni mos e leni votën në shtëpi, na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj.