Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka votuar pak minuta më pare.
Ajo ka qenë e shoqëruar nga vajzat dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.
“Ju falënderoj që jeni prezent dhe po e përcillini një proces tejet të rëndësishëm për jetën e qytetarëve tonë.

Prandaj, i ftoj të gjithë që në numër sa më të madh, në këtë proces zgjedhor ta dëshmojnë sërish se qytetarët e Kosovës janë ata që mundësojnë dhe mbrojnë çdo proces demokratik”, është shprehur Osmani.