Një person është arrestuar në komunën e Suharekës për shkak se ka penguar në procesin zgjedhor.
Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep detaje lidhur me arrestimin e tij.
“Një person ndalohet në Suharekë në kordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezizstuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit I njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gashi.
Veseli bëri të ditur se nuk ka pasur raste të tjera në rajonin e Prizrenit, dhe se gjithcka është duke shkuar sipas planit operativ.