Një 80 vjeçar ka shfrytëzuar të drejtën për votim në kryeqytetin e Prishtinës, derisa tha se këtë të drejtë ka gati mbi 60 vite që e ushtron
Qytetari i moshuar nga Prishtina, tha se nuk del shumë dhe nuk e di se për çfarë ndryshime ka nevojë Prishtina, por do donte ta shihte mirë.
‘’ Nuk dal kërku deri para derës të oborrit vec, unë jom plak me bo me mvet dikush mes s’di cka me ba. Unë kam qef me ni edhe me pa mirë a cka duhet me u rregullu nuk e di’’, tha 80 vjeçari.
Ai tutje shtoi se ka votuar tre persona, së pari vetën për faktin se është gjallë e pastaj edhe kandidatin me asamblist.
‘’ Jo shumë mirë, unë i kom votu tre. Maspari e kom votu veten që jom gjallë tani edhe dy kandidatë që jon kanë, edhe më kanë pritë mirë’’, shtoi ai.