Një i ri nga Krusha ka zgjedhur të fejohet ditën e zgjedhjeve. Kushtrim Sadiku i cili ka dalur edhe të votojë tha se ka vendosur të fejohet pikërisht në këtë ditë.
Ai tha se do donte që edhe në Kosovë të shkonte procesi i votimit si në Zvicër, kurse tregoi se zgjedhjen e kësaj date për fejesë e ka bërë qëllimisht.
”Është dicka e vecant me u feju edhe për zgjedhje lidhet edhe fejesa. Po e kam zgjedhur këtë datë për me u feju pasi është dita e vecantë. Kisha pas dëshirë që zgjedhjet këtu me shku si në Zvicër”, tha Kushtrimi.
Edhe familjarët e tij thanë se janë të kënaqur me vendimin e tij, e sidomos pasi e fejuara e tij vjen nga Kosova.