Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale dhe ka theksuar se Kosova është shembull i demokracisë në rajon.
“Kosova si shembull i demokracisë në rajon, vazhdon të kryejë çdo qytetarë detyrën e vet. Ne po shkojmë drejtë përzgjedhjes së legjislaturave lokale për 4 vjetët e ardhshme.
Besoj shumë se gjitha komunave të Kosovës kanë një rast të mirë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të zgjedhur kryetarin më të mirë që besojnë.
Një njeri që do të mund të drejtojë dhe përfaqësojë edhe vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve në komuna. Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, shtet ndërtimit dhe konsolidimit tonë shtetëror”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i Nisma-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.