Zyrtari i lartë komunal, Selim Mehmeti, në lidhje të drejtpërdrejt, e ka konsideruar se dalja e qytetarëve është e kënaqshme.
“Në bazë të raporteve që kemi marr nga menaxherët e qendrave të votimit, dalja e votuesve është 15.74 përqind, është një dalje e mirë”
Ndër të tjera, Mehmeti shtoi se në përgjithësi numri i qytetarëve që do të dalin për të votuar në këtë komunë mund të shkojë edhe mbi 50 përqind.
“Komunën e Novoberdës në zgjedhjet lokale është interesimi më i madh, në total mund të shoje deri mbi 50 përqind”.
Deri në ora 12, sipas Mehmetit nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
Në nivel qendrorë, tetë përqind e qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri tani.