Ka votuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kryekuvendari e hodhi votën e tij në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.
Pasi ka votuar, ai tha se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.
“Qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë. Do t’i zgjedhin kryetarët e komunave dhe do të përcaktojnë përmbajtjen e asambleve komunale në të gjitha komunat. Deri tash sipas informatave gjithçka ka shkuarmirë. Urojmë që kështu të përmbyllet procesi dhe gjithçka të shkojë mirë”, tha Konjufca.