Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ditën e sotme së bashku me bashkëshorten dhe vajzat e tij kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale.
Haziri ka publikuar fotografi nga momenti i votimit, teksa ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
Po ashtu, ai ka uruar që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu sitë përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë e solemne.
Postimi i tij:
Uroj që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë e solemne.
Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë treguar interesim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar edhe kësaj radhe për fatin e qytetit të tyre.
Falënderoj të gjithë për interesimin e madh, përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë dhe kjo na bën të vlerësuar. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!
