Kandidati i pavarur për kryetar të Graçanicës, Branimir Stojanoviq, pas votimit ka kërkuar proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.
Ai ka shprehur dyshimin e tij, duke thënë se mund të ketë presion te votuesit.
Stojanoviq: Pres proces zgjedhor të lirë dhe demokratik
“Pres të jenë të guximshëm, për të mos iu dorëzuar presioneve që kanë qenë muajin e fundit, dhe do të ketë edhe sot. Le të jenë edhe sot të guximshëm, kështu që le të jenë të guximshëm sot që të kenë përse për të shpresuar në 4 vitet e ardhshme. Nëse bien pre e presioneve na presin edhe 4 vite më të rënda se sa ato që i kemi pasur deri më tani”, ka thënë ai.