KEDS: Gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit është stabile

Aktuale

KEDS: Gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit është stabile

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Mungesa e energjise elektrike në disa qendra të votimit u raportua nga shtabet e dy partive Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

KEDS nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qendrat e votimit që mund të ndikonte në procesin zgjedhor.

Nga kjo kompani bëhet e ditur se gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit është stabile.

“Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të raportuar të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka mundur të ndikojë në procesin zgjedhor. KEDS ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ka bërë mobilizim maksimal për të mundësuar furnizim stabil për këto zgjedhje”.

“Nga Qendra e Thirrjes, raportohet se gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile. Ekipet janë duke qëndruar në dispozicion për të intervenuar në rast se paraqitet nevoja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat