Një person është ndaluar para pak çastesh në Junik në cilësinë e të dyshuarit për blerje votash në këtë komunë.
Burimet e thonë se personi aktualisht është duke u intervistuar në stacionin policor të Junikut.
Po ashtu këto burime thonë se ky persona dyshohet të jetë aktivist i VV-së ose AAK-së në këtë komunë.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona.