Në ditën kur po mbahen zgjedhjet lokale dhe të drejtën kushtetuese për votim mund ta ushtrojnë edhe të burgosurit – dy të tillë kanë ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH. Dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese”.
“A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vjet për veprën penale ”asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe vjedhje”, tha Gashi.
SHKK-ja aktualisht është duke bërë hetim se si këta dy të burgosur kanë arritur të arratisen dhe për rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës.