Analisti nga Kosova Fidan Rama tha se këto zgjedhje janë një test për PDK dhe LDK-në dhe kryetarët e këtyre forcave politike.
Reformat që ka nisur PDK dhe LDK pas 14 shkurtit, duke zgjedhur kryetarë të rinj, po kërkojnë ta përmbysin rezultatin humbës në nivel komunal, tha analisti.
“Ata kanë dashur të sjellin mesazhin se po përpiqen të ndryshojnë. Këto zgjedhje janë test për pushtetin për të treguar se nuk ka qenë fitore e rastësishme dhe për opozitën për reformimin që kanë bërë pas 14 shkurtit. LVV nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur në zgjedhjet komunale.
Nga ana nga ana tjetër opozita duke sjellë figura të reja në komuna do të tregojë se e ka kuptuar mesazhin e humbjes së 14 shkurt”, tha analisti Rama.