Vjen thirrja, mos e votoni Sami Lushtakun e Lutfi Hazirin

Aktuale

Vjen thirrja, mos e votoni Sami Lushtakun e Lutfi Hazirin

Nga: H.O. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:45
Sami Lushtaku/ Lutfi Haziri

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka bërë thirrje që të mos votohen kandidatët për kryetarë të komunave për Skenderajin dhe Gjilanin, përkatësisht Sami Lushtaku e Lutfi Haziri.

Maxharraj ka përmendur madje edhe disa aryse pse nuk duhet të votohen këta kandidatë, të cilët për vite me radhë kanë qeverisur me këto komuna.

Për në Skenderaj, Maxharraj ka bërë thirrje të votohet Bekim Jashari, ndërsa për në Gjilan ka thënë se Luta ishte përkrahësi i Hashim Thaçit për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Prononcimi i plotë:

MOS I VOTONI PËR KRYETAR KOMUNE SAMI LUSHTAKUN DHE LUTFI HAZIRIN.

Më 17 tetor 2021 në zgjedhjet lokale këta dy persona Lushtën në Skenderaj dhe Lutën në Gjilan mos i votoni për kryetar komune, ku ti zini ndiqeni me ‘huj dhe stupca’ sepse nuk e meritojnë të votohen:

1.Sami Lushatku, në Skenderaj

Sami Lushtaku po mendon se është zot mbi zotrat në Skenderaj e ka shndërruar Skenderajin si perëndimin e egër ku po e luan rolin e revlveristit si kauboj.

Ky njeri i cili aksidentalisht u propozu për kryetar të Skenderajt nga PDK qendrore ishte gabim fatal i Memli Krasniqit, por si duket e ka bërë këtë nga frika e Lushtakut. Por, megjithatë Lushtaku nuk duhet të votohet nga elektorati i Skenderajt sepse këtij njeriu i ka dalë boja si plakave të këqija me sjelljet e tij prej kapadaie. Është korruptuar, është bërë milioner me hajni dhe mashtrime, si bie fjala e blen një ari tokë për 5 euro nga shteti dhe prapë atë ia shet shtetit për 5 mijë dollarë arin. Është njeri i cili për interesat e veta e bënë rrqmujë jetën politike nq Skenderaj. Është njeri i cili është sorrollat nëpër gjyqe dhe burgje për skandalet e tij. Nuk duhet ta votoni sepse veç ka kaluar karriera e komandantëve të cilët këtë shtet e vodhën për 20 vjet më radhë.

Skenderajas më 17 tetor duhet që këtë njeri ta varrosni politikisht sepse karriera e tij ka marrë fund si e gjithë komandantëve tjerë të korruptuar.

Por ju drenicarë jo forte larg nga Skenderaj duke shkuar për në Drenas kqyrni a mos po takoheni edhe në njëfarë ‘pilifunci’ siç po i thënë, as atë mos e votoni se e ka mjelë boll Drenasin le te shkon e le te mbytet në bazenin e shtëpisë së vetë të ndërtuar me parat e korruptuara.

Por, ju skenderas votojeni vlerat. Nuk ka vlerë më të madhe në tërë Drenicën dhe në krejtë Kosovën se sa familja e Adem dhe Hamëz Jasharit e cila vetëm për tri ditë e për tri net luftoi me shtetin më të fuqishëm me Evropë, Serbinë fashiste dhe gjenocidale; familje kjo sublime e cila luftës dhe lirisë së Kosovës ia fali 58 anëtarë të familjës të cilët u flijuan për të ardhmën e Kosovës.

Pra, votojeni për kryetar të komunës së Skenderajt pinjollin e kësaj familje Bekim Jasharin i cili edhe në katevervitet e kaluar e udhëhoqi për mrekulli Skenderajin. Pra, votojeni vlerat, votojeni Bekim Jasharin dhe këtë duhet ta bëni, se përndryshe Drenica nuk do të jetë me Drenicë. Të gjithë ata që janë kundër Bekim Jasharit janë kundër luftës heroike të UÇK-së, të gjithë ata që se votojnë Bekim Jasharin janë tradhëtarë të idealeve dhe lirisë të cilën ua solli kjo familje të cilën tani po e jetoni.

2.Lutfi Hazirin,në Gjilan

Lutfi Haziri-Luta është një figurë kontraverse i cili për të tretën herë po kandidon për kryetar të Gjilanit me betimin e Lumir Abdixhikut. Mos e votoni këtë figurë të korruptuar i cili ishte pjesë e Klanit mafioz të LDK në krye me Isa Mustafën dhe Agim Veliun të cilët me 14 shkurt LDK e përplasën në humnerë për shkak të marifetlleqëve të tyre me klanet tjera mafioze si, me Klanin Pronto të Hashim Thaçit. Pra,Luta është me dy fytyra, me njërën në LDK, kurse me tjetrën me PDK dhe SHIK-un. Luta ishte përkrahësi i Hashim Thaçit për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës. Por, është parë nëpër lokale të errëta nate duke quar”shlivivica”me njerëzit e SHIK-ut. Gjilanasit duhet ta pyesin Lutën se nga i mori të gjithë atë pasuri milionëshe për të cilat dikur duhet të jep përgjegjësi.

Nga të gjitha këto dhe shumë të bëma tjera të Lutës votuesit e Gjilanit nuk duhet që ta votojnë edhe për të tretën herë për kryetar, çka është tepër, është tepër.

Në fund i bëjë thirrje publike të gjithë elektoratit në tërë Kosovën që t’i zgjedhin për kryetar të komunave më të mirët, të pakorruptuarit, t’i zgjedhin ata që i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, te angazhohen për mirëqenien e tyre.

Të votohen pra kandidatët e atyre partive politike të cilave populli ua dha besën dhe besimin në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 për ta luftuar korrupsionin, hajnin, për ta ç’kapë shtetin nga bandat dhe kriminelët e atyre partive që e humbën besimin në popull./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat