Sot u arratisen nga burgu i Lipjanit, Policia e Kosovës i arreston menjëherë

Aktuale

Sot u arratisen nga burgu i Lipjanit, Policia e Kosovës i arreston menjëherë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:10
ilustrim

Janë arrestuar dy të burgosurit, të cilët ishin arratisur sot rreth orës 14:40 nga Qendra Korrektuese Lipjan.

Kështu bën me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, thuhet në njoftim.

Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese.

A.K, është i denuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i denuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo demtim i pasuris, vjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat