Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur e kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani.
Vasilika Zoka-Asllani, anëtare e Kryesisë së AAK-së tha se nga komunikimet e deritanishme nuk kanë hasur në parregullsi duke ftuar qytetarët që të vazhdojnë të votojnë.
“Nga komunikimet e shtabit dhe jashtë saj kemi konstatuar se nuk ka parregullsi, dhe se tradita po tregon që qytetarët dinë të sillen drejtë dhe mirë. Përderisa janë orët e fundit ju bëjmë thirrje që të dalin dhe të votojnë.
Falënderojmë Policinë e Kosovës dhe mediet që po mbajnë të informuar qytetarët, e po ashtu edhe komisionerët. Komunikimin e ardhshëm do ta kemi në orën 21:00”, tha Zoka-Asllani.