Presidenti i Serbisë Vuçiq duke folur në ditën e Shërbimit sekret serb – BIA, ka theksuar se bazuar në informatat nga ky shërbim , ka pas të dhëna se janë përgatitur dy aksione nga pala shqiptare, njëra në Gjilan e tjetra në Ferizaj, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Këtë njoftim ai e bëri në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e shënimit të ditës së BIA-së që sot po shënohet në Beograd.
“Shteti ka informata se për dje edhe sot kanë qenë të përgatitura dy aksione tjera të cilat u dashtë të ndodhin në Gjilan edhe Ferizaj”, tha Vuçiq, mirëpo bazuar se këto nuk kanë ndodhur mbetet enigmë a është hedhje mjegulle edhe futje dyshimi për rrjedhje informate në institucionet e ngjashme në Kosovë.
“Tash problemi kryesor më i madh në Prishtinë është çështja si kemi mund ne të arrijmë të marrim këto informata” ka thënë Vuçiq.
Sipas tij strukturat tona të sigurisë ia dolën të marrin këto njoftime të tmerrshme.